David de Gea vlerësohet nga shumë specialistë futbolli si portieri më i mirë në botë dhe për këtë avancimet ndaj lojtarit spanjoll nuk mungojnë në çdo merkato.

Manchester United ka preferuar t’i ofrojë një rinovim të majmë të kontratës për ta larguar nga joshjet e klubeve më të mëdha europiane, por portieri nuk pranon të firmosë pa ditur më parë projektet e klubit.

David de Gea synon të qartësojë pozicionin e trajnerit Jose Mourinho në ekipin e “Old Trafford” para se t’i përkushtohet të njëjtës fanelë me të cilën ka luajtur për 7 vjet. Futbollisti iberik ka frikën se me shkarkimin e portugezit nga pankina e “Djajve të Kuq” mund të ndikohet edhe prezenca e tij.

De Gea synon të barazohet me futbollistin më të paguar të klubit, Alexis Sanchez që merr 350 mijë paundë në javë si dhe të fitojë trofe të rëndësishëm.

Manchester United ka vuajtur disa rezultate negative këtë sezon dhe kualifikimi në 4 vendet e para që të çojnë në Ligën e Kampioneve bëhet gjithmonë e më i vështirë. Aktualisht në vendin e shtatë, “Red Devils” janë nën presion për të ngjitur hierarkinë, 4 pikë pas Chelsea që përfaqëson vendin e Champions dhe 14 pikë larg kryesuesve të Manchester City.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA