Ka një renditje kuotash për favoritët që do të fitojnë Ligën e Kampioneve, por ka gjithashtu një listë pretendentësh për Këpucën e Artë të turneut, aty ku më së shumti po shikojmë gola brazilianë.
Jemi ende larg finales së madhe në Madrid, por në këto 5 ndeshje të zhvilluara në fazën e grupeve, lojtarët amerikano-latinë kanë shënuar më shumë se të gjithë, plot 29 gola.
Futbollistët me kombësi braziliane kishin marrë kryesimin pas ndeshjeve të katërta por e forcuan këtë kryesim në mesjavë. Tani, Franca është e distancuar me 4 gola në krahasim me përfaqësuesen virtuale të Seleçaos. 5 gola brazilianë u rezervuan mes të martës dhe të mërkurës, me Nejmar, Ismaili, Eder Militao dhe dygolëshi nga Tajson.
Futbollistët transalpinë u ndalën në vetëm 3 rrjeta në kompeticionin elitar për klube, pasi shënuan me Grizman, Laport dhe Frenk Riberi.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo garë virtuale pas përfundimit të fazës së grupeve dhe rrugës drejt finales së madhe të Madridit.
Top Channel