Më datën 11 nëntor, (11/11) një tingull vibrues kumboi përmes gjithë planetit dhe u diktua nga pajisjet e tërmeteve.

Fillimisht u ndie në Madagaskar dhe Afrikë, pastaj u regjistrua në të njëjtën kohë në Kili, Zelandë të Re, Kanada, Havaji e pothuajse në çdo cep të globit.

Nuk ishte thjesht një zhurmë e shpejtë, por kumbim që zgjati për 20 minuta. Kumbimi u shënua nga aparaturat por nuk u dëgjua nga veshi i njeriut.

Shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim të sigurt, pasi është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Sizmologu Goran Ekstrom nga Universiteti i Kolumbias, SHBA, tha për National Geographic: “S’kam parë kurrë diçka të tillë. Por nuk do të thotë që është diçka e huaj.”

Në qendër të misterit është ishulli Majotë, midis Afrikës dhe Madagaskarit, ku janë shënuar tërmete pa fund që nga muaji maj. Më i fuqishmi ka qenë 5.8 ballë dhe kumbimi duket se ka  ardhur që aty.

Por sado të forta të ketë qenë tërmetet, mbetet i pashpjegueshëm fakti që kumbimi është ndier në të gjithë planetin. Veç kësaj, tërmetet zgjasin pak sekonda, jo 20 minuta.

Shkencëtarët gjeologë francezë kanë një hipotezë tjetër. Ata mendojnë se nëntoka e ishullit mund të jetë duke zhvilluar një vullkan i ri, dhe mund ta ketë krijuar zhurmën. Por dhe kjo ide mbetet hamendësim. Askush nuk mund ta dijë me saktësi se çfarë ka nën oqean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA