74-vjetori i Çlirimit, Meta dhe Rama homazhe të Varrezat e Dëshmorëve
29/11/2018 10:09
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe veteranë të luftës.
Partia Demokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Të majtët respektojnë 28 nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 nëntor.
Top Channel