Londinezët e Chelseat triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj grekëve të Paokut, duke arritur kështu suksesin e pestë në po kaq ndeshje të fazës së grupeve të Europa Leagues dhe duke siguruar kualifikimin si vendi i parë i grupit.
Olivier Giroud ishte protagonist i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme, pasi nxori me karton të kuq njërin prej mbrojtësve kundërshtarë dhe shënoi dy golat e Chelseat në pjesën e parë.
Suksesi u përmbyll në 45-minutëshin e dytë, ku fillimisht djaloshi Hodson-Odoi dhe më pas sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, shënuan në portën e Paokut dhe çuan shifrat në 4-0.
Fitore të thellë morën edhe gjermanët e Eintrachtit të Frankfurtit, të cilët mposhtë po me rezultatin 4-0 Marseillen. Joviç shënoi dy herë për gjermanët, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga francezët në portën e tyre.
në të njëjtin grup, Lazio u mposht me rezultatin 2-0 nga qipriotët e Apollon Limasolit, rezultat ky që i jep mundësinë gjermanëve të Eintrachtit, të kualifikohen më tej si vendi i parë në grup, me 15 pikë të plota.
Besiktasi ndezi shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës, pasi “përmbysi” disavantazhin e dyfishtë në Norvegji ndaj Sarpsborgut dhe mori një fitore 2-3.
Tashmë turqit e kanë vetë në dorë fatin e kualifikimit, pasi në sfidën e fundit do të presin kundërshtarët direkt, suedezët e Malmos në Stamboll dhe u mjafton fitorja për të vijuar aventurën europiane.
Top Channel