Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biazit.

Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biazi. Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion.

Por, më pas, u shpreh duke qeshur: “E dija që isha shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA