Ambasada e SHBA ka postuar fjalën përshëndetëse të sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo për Pavarësinë e Shqipërisë.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.” thekson ai në fjalën e tij.
Ai më tej vlerëson bashkëpunimin historik e miqësinë e qëndrueshme të Shqipërisë me SHBA “Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë”, thuhet në deklaratën e Pompeo.
Deklarata e plotë
Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë.
Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë. Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,
Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.
Top Channel