Eksperimentet e kryera nga policia kanë treguar se kapsollat që u përdorën në protestën e së enjtes së kaluar para parlamentit janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat edhe metalet. 

Teksa tha se hetimet po vijojnë zv/ministrja e brendshme Romina Kuko paralajmëroi vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike.

Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, ndërkohë që një apel ka edhe për prindërit.

“Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzohet produkti me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet. Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit”, thotë ministria.

Po sipas zv/ministres Kuko qeveria do të rishikojë edhe kriteret e standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të tilla të rrezikshme.

SHIH VIDEON:

  Pa Koment – Fishekzjarret si ai që plagosi efektiven, policia: Kthejini, mos i përdorni!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA