Dha dorëheqjen 2 javë pas emërimit, Taulant Muka tregon arsyen në “Top Show”
27/11/2018 23:52
Pa asnjë mëdyshje ai është zv/ministri i Arsimit më jetëshkurtër në historinë e Shqipërisë. Taulant Muka dha dorëheqjen nga posti ku e emëroi kryeministri Rama, vetëm 2 javë pasi mori detyrën.
E në studion e “Top Show”, Muka s’mund t’i shpëtonte pyetjes se pse iku nga sistemi dhe posti i zv/ministrit te Arsimit.
Ai tregon se në ato dy javë kuptoi se sa shumë është politizuar arsimi.
“Ika për një akt moral si zv/minister. Se kam thënë publikisht, por për herë të parë po them se në ministri kur kam propozuar 12 emra për kërkimin shkencor, më thanë nuk janë emra që sjellin vota. Nuk kishte kartë Ministria për të hapur derën”, u shpreh Muka.
Top Channel