Dr. Dardan Shehdula, i diplomuar në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, tha një ditë më parë përmes një letre të hapur, se u shkarkua nga Rektori i Universitetit Bujqësor! Ky i fundit ka reaguar për herë të parë në studion e TOP SHOW duke deklaruar se nuk e ka shkarkuar pedagogun në fjalë.

Bahri Musabelliu ka sqaruar se Dardan Shehdula nuk është përjashtuar nga puna, por ai ka lënë prej një jave studentët dhe ka ikur jashtë shtetit, e se personi në fjalë me letrën e hapur do të bëjë viktimën.

“Dardan Shehdula ka ikur në Gjermani pa leje dhe unë kam vajtur në datë 22 nëntor në mbledhjen e dekanatin, ku është marrë verejtje me paralajmërim për shkakun se ka ikur nga puna pa njoftuar. Dardani është i punësuar dhe në një kompani private ku paguhej 500 euro. Ai nuk është pushuar dhe une dje kam firmosir urdhërin e verejtjes ndaj tij nga dekanati”, u shpreh ai.

Ja ç’ju shkruante një ditë më parë në letrën e hapur Dr.Shehdula kolegëve të tij:

Letra e Hapur e Dardan Shehdula
Te nderuar kolegë, i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu

Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj.

Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete.

Jam totalisht i paafte!

Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik.
Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional.
Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine.
Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh.
Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita.
Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh.
Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh.

Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj!

Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren.
Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale!
Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur.
Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia.
Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper.
Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit.
Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes.

Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9.
Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh.
Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas.
Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero!
Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj.

Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur.
Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve.
Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV.

Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une.

Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike.
I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe.

Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!! “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA