29/12 02:13
Një tërmet i fuqisë 6.3 të shkallës Rihter goditi provincën Kermanshah në Iranin perëndimor, duke lënë pas rreth 700 të plagosur, por nuk pati njoftime për të vdekur.
Toka u lëkund fuqishëm në zonën e ndodhur pranë kufirit me Irakun e bëri që luhatjet të ndiheshin deri në Bagdad.
Zyrtarët lokalë i thanë televizionit iranian se pjesa më e madhe e të plagosurve janë lënduar duke ikur. Ka raporte për disa godina të dëmtuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
E njëjta provincë u godit vitin e kaluar nga një tërmet 7,3 sipas shkallës Rihter, por në atë rast u regjistruan 600 të vdekur.
Top Channel