Rumani, përurohet mes polemikave Katedralja Ortodokse

26/11/2018 08:22

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës dhe udhëheqësi i Kishës Ortodokse Rumune kanë inauguruar një katedrale të re në Bukuresht, mes polemikave mbi përdorimin e fondeve publike për këtë projekt.

Dhjetëra mijëra persona qëndruan jashtë Katedrales për Shpëtimin e Njerëzve, ku u mbajt ceremonia inauguruese nga Patriarku nga Stambolli Bartholomeu I, i cili konsiderohet si udhëheqësi i bashkësisë ortodokse në mbarë botën dhe nga Patriarku rumun, Daniel.

Inaugurimi i kësaj katedraleje vjen një javë para se Rumania, më 1 dhjetor të shënojë Ditën e Bashkimit të Madh, një festë kombëtare që shënon bashkimin e Transilvanisë, Besarabisë dhe Bukovinës me Mbretërinë Rumune 100 vjet më parë.

Ndërtimi prej 120 metrash lartësi i katedrales së re në Bukuresht – ndërtimi i së cilës nisi më 2010 – pritet të përfundojë më 2024.

Patriarkana ortodokse rumune thotë se ndërtesa e papërfunduar ka kushtuar 110 milionë euro deri më tani. Tre e katërta e shumës për ndërtimin e kësaj katedraleje është nga fondet publike dhe kostoja e saj ka krijuar polemika në vend, ku investimi në infrastrukturë si spitalet, është shumë i nevojshëm.

Partriarkana thotë se Rumania “ka nevojë për një katedrale kombëtare, që simbolizon besimin, lirinë dhe dinjitetin e njerëzve”.

Rreth 86 për qind e popullsisë 20 milionëshe të Rumanisë janë besimtarë ortodoks.

Inaugurimi i katedrales vjen në kohën e ngritjes së tensioneve në mes të kishave ortodokse mbi vendimin e Ukrainës për të krijuar një kishë kombëtare të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA