Të gjitha kompanitë e naftës që operojnë në zonën e Visokës, prej vitesh i derdhin mbetjet hidrokarbure në këtë përrua. Për pasojë, shkaktohet ndotja e ajrit, e tokës dhe e ujit.
Kjo është zona ku kompanitë që nxjerrin naftë shkarkojnë mbetjen, direkt në Lumin Gjanica. Edhe pse ka patur reshje shiu që kanë tërhequr naftën e derdhur së fundmi, këtu duken qartë pasojat e ndotjes. Ende pemët dhe shkurret janë lyer me naftën bruto. Toka është ndotur aq shumë, sa këtë e tregon edhe një eksperiment i thjeshtë.
Nafta është përhapur gjithandej dhe gjithçka është bërë lehtësisht e djegshme.
Uji i zi kalon në qytetin e Fierit dhe lag edhe tokat bujqësore para dhe pas këtij qyteti. Kjo ndotje ndodh prej dekadash dhe nuk është aspak çudi se përse banorët që jetojnë në zonën e Fierit, pranë ujit të ndotur dhe puseve të naftës vuajnë nga karboni në gjak.
Institucionet që kujdesen për mjedisin, vetëm në bazë të kësaj që ndodh çdo ditë në këtë lumë, duhet të kishin reaguar për të bllokuar proceset ndotëse të kompanive të naftës.
Kjo është pika ku përroi i mbushur me mbetje hidrokarbure derdhet në Lumin Gjanica, i cili më pas përshkon mes për mes qytetin e Fierit dhe derdhet në det.
Top Channel