Një artist i rrugës është fotografuar pranë një pikture murale gjatë Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Paqes, në San Carlos, Antioquia, të Kolumbisë, më 21 nëntor 2018.
San Carlos ndodhet në një rajon strategjik gjeografik, ku grupet paraushtarake dhe guerrile luftuan për kontrollin e territorit.
Sipas organizatorëve të ngjarjes, festivali i pikturës murale synon të ndryshojë perceptimin negativ të qytetit. I njohur kryesisht për të kaluarën e tij të dhunshme, tani kërkojnë ta shndërrojnë në një vend të hapur për turizmin, në mënyrë që të ofrojë strehim të qetë dhe të rehatshëm.
Gjithashtu po punohet që të zhvillohen aktivitete si ekoturizmi. Aktualisht është ndërtuar një qark prej 56 muralesh, me piktura nga më të ndryshmet. Rrethi i San Carlos në Kolumbi, i vendosur në një rajon strategjik gjeografik, ku grupet paramilitare dhe guerrile luftuan për kontrollin e territorit, festoi Festivalin e Parë Ndërkombëtar të piktures murales për paqe.
“Kjo pikturë murale ka aftësinë për të bashkuar një të kaluar tragjike dhe të dhimbshme, një vend ku komandot paramilitare urdhëruan ekzekutime dhe koordinuan luftën, me atë vend që është sot një vend magjik, plot me shpresa dhe me jetë”, tha Pastora Mina.
“San Carlos është një komunë që pësoi një eksod të egër nga lufta. Ne nuk duam të regjistrojmë dhunën, ne duam t’iu tregojmë njerëzve se ne jemi më shumë se konflikti”, tha Jose Lopez.
Top Channel