22/12 21:36
Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë sesa Shteti Islamik (ISIS).
Kështu u shpreh Gjenerali i ushtrisë britanike, Mark Caleton-Smith.
Ai tha se Britania dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia”.
Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar kibernetikën dhe forcën ushtarake nënujore.
Top Channel