Taksë për xhamitë; Ideja në Gjermani për të siguruar financime

24/11/2018 20:29

Ministria e Brendshme gjermane është shprehur e hapur ndaj idesë që në vend të zhvillohet një debat mbi vendosjen e tatimit mbi xhamitë.

Javën e ardhshme në Berlin rimblidhet për herë të parë pas disa vitesh Konferenca Gjermane e Islamit, dhe përpara këtij eventi, sekretari i Shtetit për Vendlindjen ne Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanise, Markus Kerber, pohoi per gazetën “Bild” se qëllimi i konferencës është vendosja e piketave për tre vitet e ardhshme.

Në mesin e temave në diskutim, do të jetë dhe reduktimi i influencave të huaja tek shoqatat e xhamive. Kerber u tregua i hapur që të ketë dhe një debat të vendosjes së tatimit për xhamitë.

I gjithë qëllimi sipas tij është që xhamitë në Gjermani të mos jenë të varura nga ndihmat financiare nga jashtë. Por nëse një komunitet e sheh futjen e tatimit për xhaminë si zgjidhje për anëtarët e tij, këtë duhet të vendosë vetë.

Qëllimi i Konferencës së Islamit në Gjermani, të krijuar në vitin 2006, është sipas DW, të nxisë e mbështesë dialogun mes shtetit gjerman dhe myslimaneve, përmirësimin e jetës së myslimanëve në vend, dhe ushtrimin e fesë ne harmoni me rendin kushtetues gjerman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA