Një shpërthim vetëvrasës në një xhami në një bazë ushtarake në Afganistanin lindor, vrau të paktën 26 vetë dhe plagosi 50të tjerë, thanë zyrtarët e sigurisë në zonë, ndërsa nuk ka ende asnjë përgjegjës për sulmin.
Një zyrtar i sigurimit tha se viktimat ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhami në lagjen Ismail Khel të provincës Khost. Të gjithë ata që u vranë në sulmin vetëvrasës ishin punonjës të forcave afgane të sigurisë, tha kapiteni Abdullah, një zëdhënës ushtarak në Khost.
Talebanët, të cilët po bëjnë një luftë për të rrëzuar qeverinë afgane të mbështetur nga Perëndimi dhe për të dëbuar forcat e huaja nga Afganistani, kanë nisur një seri sulmesh të profilit të lartë kundër forcave afgane të sigurisë në javët e fundit.
Qindra roje të sigurisë afgane janë vrarë, pikat e kontrollit të tyre janë shkatërruar dhe armët janë marrë nga luftëtarët islamikë. Sulmi i së premtes erdhi tre ditë pasi një kamikaz shpërtheu eksplozivin e tij në një mbledhje të dijetarëve fetarë në Kabul.
Zyrtarët thanë se 55 dijetarë që festuan ditëlindjen e Profetit Muhammed, u vranë dhe më shumë se 90 të tjerë u plagosën në shpërthimin e ndodhur në një sallë banketi.
Top Channel