Tregu i 449-të i Krishtlindjes u përurua në Strasburg me një shpërthim dritash që zbukuruan katedralen e qytetit, dhe një pemë 30 metra të lartë në zemër të tij.
Kryebashkiaku Roland Ries i dha udhë kremtimeve me ndezjen e 250 elementëve dekorative përpara mijëra kureshtareve të mbledhur në sheshin Kléber.
Masa të forta sigurie e shoqëruan çeljen zyrtare të tregut; gati 260 efektivë policie ishin angazhuar për garantimin e plotë të sigurisë së bashku me 160 roje private e dhjetëra ushtarë.
Perpara katedrales, dy kanadezë shijuan gotën e tyre të parë të verës së ngrohtë.
Krahasuar me vitin 2015, është venë re një shtim i turisteve të huaj, sidomos atyre kinezë, japonezë e rusë, ndërsa në çeljen e tregut pati këtë radhë edhe një grup iranianësh. Rreth 250 milionë euro pritet t’i sjelle ai ekonomisë, ndërsa shpenzimet kanë qenë 2,5 deri në 3 milionë euro, nga të cilat 1 milionë euro shkuan për sigurinë.
Top Channel