Policia franceze shpërndau me gaz lotsjellës rreth 5 mijë protestues në Paris, të mbledhur për të kundërshtuar shtrenjtimin e karburantit, në një valë protestash që vazhdojnë prej dy javësh.
Gjatë së shtunës, ata ngritën barrikada, ndezën zjarre dhe thyen gurët e trotuareve për t’ua hedhur policëve. Sipas policisë të paktën 19 persona mbetën të plagosur dhe 18 u arrestuan, gjatë protestës ku u kërkua dorëheqja e presidentit Emanuel Macron.
Ministri i Mbrojtjes akuzon protestuesit se janë të ndikuar nga udhëheqësja e së djathtës ekstreme marine le pen. Gjatë së shtunë protestuesit sulmuan edhe barrierat metalike që janë ngritur për të mbrojtur ndërtesat e rëndësisë së veçantë, si rezidenca zyrtare e kryeministrit.
Edhe pse policia në mbrëmje po e spastronte zonën rreth Champ Elysees, situata sipas mediave ndërkombëtare mbetej e tensionuar, me qindra protestues që nuk janë larguar nga zona. Në të njëjtën kohë, policisë franceze i duhej të mbante larg dhe të menaxhonte një tjetër protestë kundër dhunës seksuale ndaj gruas që po zhvillohej në Paris.
Top Channel