Kjo e shtunë në ekranin e Top Channel, veç ngjyrave kuq e zi në studio, në pamjen e moderatores Luana Vjollca dhe muzikës që u këndua në program, nuk mund të kalonte edhe pa disa të vërteta të thëna nga të ftuarit.
Loja “Shiko kush përgjigjet” vuri përballë dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur nga publiku, Sinan Hoxha dhe Gena. Siç është kthyer në traditë tashmë, loja i besohet për ta drejtuar Fifit.
Një nga pyetjet e cila mori përgjigje nga të dy këngëtarët ishte: “Sa ka qenë shuma që jeni paguar në koncertin tuaj të parë?”
Gena tha se koncerti i tij i parë ka qënë para 27 vitesh dhe në fakt nuk është paguar aspak.
“Asnjë lek nuk kam marrë”, tha ai duke qeshur ndërkohë që për Sinanin ka ndodhur e kundërta.
“Unë kam paguar vetë nga xhepi im që të merrja pjesë në një koncert”, ka shtuar ai duke treguar që në fillimet e tyre mjaftonte të këndoje në një koncert, pagesa nuk kishte rëndësi.
Top Channel