Ramush Haradinaj deklaron se Aleksandar Vuçiç po kërkon që përmes Listës Serbe, të rrëzojë qeverinë e Kosovës, sepse ajo nuk pranon idenë e ndarjes së territorit.

Në një intervistë për RTK 2, në gjuhën serbe, shefi i ekzekutivit kosovar përcolli bindjen se Beogradi kërkon ta sakrifikojë Listën Serbe në lojën e tij.

“Mendoj se fati i kësaj partie është në duart e Vuçiçit. Them se Beogradi do ta sakrifikonte atë dhe liderët serbë në lojën e tij të ndarjes. Presidenti Vuçiç do të donte rrëzimin e qeverisë sime, sepse ne nuk po e përkrahim ndarjen. Kjo do të thotë se ndoshta do t’i kishte disa partnerë në Kosovë, por nuk besoj se ky është qëndrim i Listës Serbe, sepse nuk janë të gjithë serbë nga veriu, disa janë edhe nga pjesa qendrore e Kosovës”, tha Haradinaj.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, tha me tej Haradinaj, ka shkuar në drejtim të gabuar. Hapja e çështjes së kufijve do të hapte të kaluarën, e kjo nuk do ishte aspak pozitive, shtoi kryeministri kosovar, duke kujtuar sesi ai vetë është një nga personat që e ka përjetuar një gjë të tillë, së bashku me familjen e tij.

Nuk do të doja që këtë ta përjetojnë as shqiptarët, as serbët dhe askush tjetër, nënvizoi Haradinaj; nuk e kuptoj lojën e ndyrë që po bëhet. Në fund, ai iu kthye edhe një herë çështjes së taksës, duke përsëritur se vendimi nuk do të rrëzohet, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA