Militantët vranë rreth 100 ushtarë nigerianë në një sulm në një bazë ushtarake të dielën, thanë burimet e sigurisë të enjten, duke fajësuar Shtetin Islamik të vendosur në Afrikën Perëndimore.
Ky sulm është ndër më të rëndët që kur Presidenti Muhammad Buhari erdhi në pushtet në vitin 2015, pasi mori fitoren ndaj kryengritjes 9-vjeçare, dhe mund të shtojë presionin ndaj tij, para zgjedhjeve në shkurt.
Kryengritësit sulmuan bazën në fshatin Metele, në shtetin verilindor Borno, epiqendrën e një revoltimi nga Boko Haram dhe grupi i tij i Shtetit Islamik.
“Kryengritësit sulmuan në befasi. Nuk dinim nga po na vinte sulmi dhe shumë u vranë në përpjekje për të tërhequr trupat e viktimave. Baza është djegur tërësisht dhe kemi humbur rreth 100 ushtarë, deklaroi një oficer, që kërkoi të mbetej në kushtet e anonimatit.
Top Channel