26/12 22:45
E ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila ka folur për protestën e banorëve që preken nga zgjerimi i Uanzës së Re, duke u bërë thirrje atyre që të mos përdoren politikisht, por t’u drejtohen institucioneve.
Deputetja e PS, shprehet se ka pasur takime me banorët dhe 60% e tyre kanë marrë përgjigje dhe kanë hyrë në procedurë për të marrë dëmshpërblim dhe bonusin e qerasë së ofruar.
“Banorët nuk duhen përdorur për një kauzë politike, apo të përdoren politikisht”, u shpreh Gjylameti, duke shtuar se u bënë thirrje qytetarëve t’i drejtohen institucioneve.
Top Channel