Banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re, kanë dalë të protestojnë para parlamentit, duke pasur edhe përplasje fizike me policinë.
Protesta ka agravuar në përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për disa momente, teksa në foltore është ngjitur kryeministri Rama ku ka folur për zgjerimin e Unazës së Re duke premtuar dëmshpërblim të plotë vetëm për personat që kanë banesat e legalizuara, e vetëm bonos qeraje për banorët e tjerë.
Për pak minuta protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Parlamentit, por janë ndalur nga forcat e policisë.
Aktualisht situata paraqitet më e qetë, por vihet re edhe prania e disa fëmijëve, të cilët rrezikohen të dëmtohen nga aktet e dhunshme.
Ndiqni live protestën dhe fjalën e kryeministrit Rama:
Top Channel