Mjaftoi vetëm pak shi që një ndërtesë e vjetër në lagjen Kala të Elbasanit të shkatërrohej.

Dashamira Dokle, 57 vjeçe jeton e vetme në këtë shtëpi ndërsa të ardhurat e saj janë vetëm nga ndihma ekonomike. Në këto kushte ajo bën thirrje për ndihmë tashmë që dimri është në prag shtëpia e saj është pa çati.

Shtëpia ndodhet në një zonë të rëndësisë së veçantë, pronë e Institutit të Monumenteve,ku Bashkia e Elbasanit e ka të pamundur të ndërhyjë.

Por edhe më shumë situatën e vështirësojnë banesat kolektive dhe me shumë pronarë që janë të shumta në Kalanë e Elbasanit, ndaj e zonja e shtëpisë kërkon ndihmë duke shpresuar se bërja publike e thirrjes së saj do t’ia gjejë zgjidhjen dhe do të tejkalojë burokracitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA