Aleksandër Vuçiç përsëriti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, nëse nuk heq taksën prej 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Herzegovina.

Presidenti serb tha se nuk mund të bisedojnë kur dikush, nuk zbaton atë që ka firmosur.

Vuçiç iu referua nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore, 12 vjet më parë.

Vendimi u mor më herë gjatë muajit nga kabineti qeveritar, kërkesë kjo që u bë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Qumështi dhe produktet e tij, mollët, produktet higjienike, biskotat, lëngjet, medikamentet e alkooli, janë vetëm disa prej produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, të cilave do t’u shtohet taksa.

Ministri Shala e ka arsyetuar kërkesën e tij për të vendosur këtë masë para anëtarëve të Qeverisë duke thënë se produket e këtyre dy shteteve po e dëmtojnë në masë të madhe tregun e Kosovës.

“Masa 10% propozohet për të gjitha produktet e prodhuara dhe të cilat kanë origjinë të Republikës së Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke përjashtuar këtu produktet me marka ndërkombëtare , të cilat prodhohen në dy shtetet”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA