Prej paradites të së hënës në Tiranë ndodhet një delegacion i Komisionit të Venecias, që do të zhvillojnë takime me palët politike në vend. E padyshim që kryefjala e këtyre takimeve do të jetë vettingu në politikë i kërkuar nga opozita, për pastrimin e figurës së deputetëve.

Për të diskutuar rreth kësaj çështje i ftuar në studion e Top Talk, ka qenë deputeti i PD, Ervin Salianji.

Sipas këtij të fundit, vettingu në politikë nuk është asgjë tjetër veçse një zgjatim i ligjit për dekriminalizimin, si dhe me të njëjtat kushte si për prokurorët, gjyqtarët dhe policët.

“Pse duhet të ketë privilegje politikani. PD ka kërkuar opinionin e Komisionin e Venecias edhe në të kaluarën për Dekriminalizimin. Arsyeja se përse kalohet edhe një herë kësaj çështje është nga frika e politikanëve. Vendimi i Komisionit të Venecias është këshillues, ngritja e kësaj instance është vullnet politik”, u shpreh Salianji.

Më tej ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e PD, se nuk do të tërhiqen nga kushtëzimi i vendosur për pastrimin e figurës.

Për Salianjin mekanizmi i propozuar, do t’i shërbejë edhe SPAK e BKH që të hetojë më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA