Teksa koha po kalon dhe deputetët e PD, prej kohësh nuk marrin pjesë në seancat plenare duke e kushtëzuar atë me vettingun në politikë, po shkohet drejt limiteve të afateve. Por çdo do të ndodhë në Janar, do të kthehet, apo jo në Kuvend opozita, deputetët e së cilës rrezikojnë që t’u digjen mandatet.
Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar deputeti i PD, Ervin Salianji, që ka theksuar se opozita do t’i shkojë deri në fund rrugës së zgjedhur, pasi siç thotë ai, nuk mund të qëndrojnë si “garniturë” në Parlament.
“Kjo nuk e shqetëson as opozitën dhe as opinionin publik. Sot parlamenti është ilegjitim, i kapur edhe nga përgjimet e prokurorisë për blerje votash. Me dy deputetë në burg dhe Vangjush Dakon, që nuk do shpëtojë dot. Sot është faktuar ajo që ne kemi thënë prej kohësh. Politikanë të PS kapen në blerje votash. Mandatet në themel janë përfaqësim popullor. PD sot ka përfaqësimin popullor. Nuk ka asnjë vlerë nëse ne i shërbejmë interesit publik duke qëndruar jashtë Parlamentit, apo brenda tij. Nuk mund të jemi në Parlament si garniturë e disa banditëve. Unë se di kë kam në krahë”, u shpreh Salianji.
Top Channel