Zgjedhjet lokale janë duke afruar, e partitë politike janë duke identifikuar kandidatët të cilët do të garojnë në bashkitë e vendit.

I ftuar në studion e Top Talk, deputeti i PD, Ervin Salinji u pyet rreth strategjisë që ka PD për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, nisur edhe nga deklarimet e kryetares së LSI, Monika kryemadhi për kandidatë të përbashkët.

“PD është e gatshme që të përballet me .kandidatë dhe platformën e saj në çdo qytet dhe lagje. Ne jemi në një bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare. Për marrëveshje zyrtare do të ketë diskutime në forumet e PD. Për mendim tim, sot është Rama i vetëm, e në krahun tjetëe janë të gjitha palët e tjera politike”, u përgjigj Salianji.

Por Tirana, mbetet fushëbeteja kryesore, e Salianji nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse do të jetë ai që do vendoset përballë Erion Veliajt për Bashkinë më të madhe në vend.

“Skam ndonjë ambicie për të qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por kjo s’varet vetëm nga unë. Nuk ka ardhur koha për të thënë emrin e kandidatit, por Basha ka bërë edhe një listim të kushteve që duhet të ketë kandidati që do të vendoset përballë Veliajt, apo ndonjë kandidati tjetër”, u shpreh Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA