Jaron Johns ka lindur në Kentucky, në një shtet të vogël të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por para një viti veten e gjeti në Shqipëri dhe sot ajo është bërë shtëpia e re e Jaron-it.

“Nuk kisha dëgjuar të flitej për të disa vite më parë, por tani definitivisht kam rënë në dashuri. Është një vend plot me bukuri, që rritet dhe ndryshon dita ditës. Këtu në Tiranë, ajo çka është interesante në lidhje me fotografinë është se asnjë ditë nuk është e njëjtë me tjetrën”, u shpreh Jaron Johns.

Aparatin e parë fotografik, Jaron e bleu pranverën e 2009-es dhe që atëherë filloi të mësonte gjithçka mundej, se si aparati funksiononte dhe si të realizonte foto cilësore. Për pak kohë, arriti të zbulojë të fshehtat e fotofagrafive dhe shihte që me to interesi për botën shtohej.

“E gjeja veten kudo. Nga qytetet e mëdha si San Paolo, Brazil… në fshatrat e vegjël në mes të asgjëje, në Indi dhe me aparatin në dorë dhe pasionin tim doja thjesht të tregoja natyrën njerëzore, se si njerëzit në botë janë. Të memorizoja çastet e lumtura në jetët e tyre, ose ato të trishtuara. Të tregoja historitë e tyre”, tha Jaron Johns.

Udhëtimin e tij përreth botës e ka ndalur për pak kohë në Shqipëri, por ende nuk ka marrë një vendim nëse vendi ynë do të kthehet edhe në të tijin, për vitet në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA