E ka përjetuar atë episod që në një farë mënyre “përmbysi” ndeshjen në disfavor të Shqipërisë, por Mërgim Mavraj merr sërish përgjegjësinë e një kapiteni.

Mbrojtësi i kombëtares, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Skocisë për Nation League, ka kërkuar ndjesë , por nga ana tjetër pretendon që respekti dhe dashuria për fanellën kuqezi të mos vihet në diskutim.

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua, – shkruan Mavraj në një postim në profilin e tij në “Facebook”. – Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra”.

Mavraj i bën thirrje të gjithëve të shohin përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. “Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë, atëherë mund të na mposhtë kushdo”, – deklaron futbollisti kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA