Ka mjaftuar një pauzë dy javore për kampionatin italian të futbollit, që të vijë menjëherë momenti i statistikave dhe bilanceve paraprake, ndërkohë që është luajtur thuajse 1/3-ta e sezonit.
Kështu gjatë ditës së sotme, Opta ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kampionatit, për këtë pjesë të parë prej 12 javësh, ndërsa ashtu siç edhe pritej, dominojnë futbollistët e Juventusit.
Plot 4 pjesëtarë të skuadrës së Allegrit janë bërë pjesë e 11-shes më të mirë të Serisë A, ndërsa nuk mungojnë as 3 futbollistë të Napolit, pro surprizat e vërteta të këtij formacioni, janë portieri dhe sulmuesi kryesor.
Kështu si mbrojtësi më i mirë i katërkëndëshit, është vlerësuar portieri i Parmës, Luigi Sepe, ndërsa në majë të sulmit, polaku i Genoas, Krysztof Piatek, i cili kryeson edhe listën e golshënuesve.
Top Channel