Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Përballja në grupin 3 të ligës D foli më së shumti për skuadrën mike, e cila meritoi një sukses edhe më të thellë në stadiumin Ta’ Kali.

Kosova mori epërsinë pas çerek ore lojë me rrjetën e Muriqit, në një ofensivë e cila vendosi në panik prapavijën e ishullorëve. Por, skuadra e Shaland shpërdoroi të tjera shanse të pastra me Zenelin dhe Berishën, që u ndalën nga portieri maltez. Përfaqësuesja mike ruajti epërsinë, madje arriti të shënojë 4 herë të tjera me Kolollin, Rashicën dhe Donis Avdiajn. Ky i fundit impresionoi me lojën e bukur, madje shënoi dy herë, edhe pse zëvendësues.

Malta u shtur totalisht në prapavijë dhe finalizimi i Rashicës 4 minuta nga fundi ishte epilogu i një rrjedhe logjike të lojës.

Tani Kosova kryeson me 11 pikë. Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, ekipit i mjafton të mos humbasë me rivalët direktë, për t’u ngjitur një ligë më lart, e për të provuar një arritje historike si kualifikimi në Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA