Një tjetër natë plot argëtim, të qeshura dhe me shumë rrëfime të sinqerta nga personazhet e ftuar në “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën.
Këtë puntatë do të mbizotërojë dashuria, ndaj do të jetë i ftuar çifti më simpatik i ekranit, që vjen posaçërisht nga Kosova për të luajtur në “Shiko kush Luan”, Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Cilën prej vajzave të njohura do të kishte zgjedhur ai nëse s’do të ishte lumturisht i martuar me Mihrijen?
Fjolla Morina ka ardhur e përgatitur siç duhet për “Shiko kush Luan”: e veshur me një kostum që i tregon linjat, ajo do t’i përgjigjet të gjithë skeptikëve lidhur me operacionet plastike. Me “pistoletën me bojë” nuk do të kursehet të “qëllojë” në shenjë tek koleget e saj. Me Tunën diçka ka, por ju do të zbuloni të shtunën mbrëma.
Evi Reçi dhe Lori Kaçka do të tregojnë se nuk janë vetëm dy vajza të ëmbla, por dinë të luajnë këndshëm (me kurajo dhurojnë dhe një puthje në ekran), ndërkohë që zbulojnë më shumë prej jetës së tyre private.
Aurela Hoxha që kish munguar prej kohësh në Shqipëri do të “ndezë flakë” këtë puntatë. A do ta pranojë lidhjen e saj të dashurisë e të na tregojë më tepër për mashkullin që ka në krah?
Si çdo herë edhe me pjesëmarrjen e Fifit nga orkestra që shpesh bashkohet për të ndezur edhe më shumë atosferën, me shumë muzikë nga të ftuarit-këngëtarë dhe një super energji nga moderatorja Luana Vjollca.
Për asgjë nuk duhet humbur kjo puntatë. Ju e dini takimin e përjavshëm: E shtunë mbrëma, në Top Channel ora 21:00.
Top Channel