Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivel të konsideruara praktikisht te rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Matjet zyrtare tregojnë me akut, ky problem është në Prishtinë, Gjilan, Mitrovice e Drenas.

Matjet janë realizuar nga Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës dhe Ambasada Amerikane. Të dhënat e përftuara tregojnë se ndotja e ajrit në periudha të caktuara kohore, sidomos ne mëngjes e ne mbrëmje kalon mbi vlerat e lejuara. Situata ka mbërritur deri aty sa Instituti Kombëtar i Shëndetit publik t’i bëjë thirrje qytetarëve që të reduktojnë daljet në qytet dhe të mos i hapin dritaret për ajrosje të dhomave në këto periudhë të ditës.

Shqetësimi është natyrshëm i madh e qytetaret kërkojnë nga autoritetet masa konkrete. Shmangia e daljes ne rruge, sipas tyre, nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjate.

Ndër ndotësit më të mëdhenj në Kosovë konsiderohen: Korporata Energjetike, e cila prodhon energji përmes djegies së qymyrit, përdorimi i tij për ngrohje si dhe automjetet e vjetruara. Radio Europa e Lirë thotë se ne tregun e Kosovës po shitet në mënyrë ilegale edhe qymyr i papërpunuar. Për degradimin e mjedisit jetësor, Kosova është kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA