Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Péter Szijjártó, në Prishtinë foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai tha se “Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket çështjes së vizave”.

“Politika jonë për t’ju mbështetur në integrimin në BE dhe organizata të tjera nuk ka ndryshuar. Hungaria do të mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e padrejtë se si sillet BE-ja ndaj Kosovës sa i përket vizave. Sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Hungaria është përkrahëse e palëkundur për vizat, dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së do të votojë – për”, tha Péter Szijjártó.

Diplomati hungarez foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke e mbështetur arritjen e një marrëveshje.

“Ne jemi përkrahës të plotë për ju që të jeni të suksesshëm në çështjen e dialogut me Serbinë. Ne ndodhemi afër Ballkanit Perëndimor dhe e kuptojmë çka do të thotë të ketë paqe dhe stabilitet. Shpresojmë që do të jeni të suksesshëm në ketë çështje”, tha diplomati hungarez, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit vazhdon të këmbëngulë për një marrëveshje me Serbinë, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA