27/12 08:17
Ervin Bushati deklaroi në studion e Top Talk se raporti i “Doing Business”, që e nxjerr Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon për klimën e biznesit, vjen si rezultat i “bojkotit të opozitës pa një arsye të qenësishme”.
“Edhe opozita ka pjesën e saj. Nëse bojkoton, nuk merr pjesë në ligje… Shqipëria është vend i vogël, në një zonë jo shumë të madhe siç është Ballkani. Pra, nuk është treg i qenësishëm për investime të huaja direkte. Kemi firma që vijnë në vendin tonë. Hilton sapo ka hapur një degë në Shqipëri. Kemi bërë një ligj shumë më atraktiv për turizmin”, theksoi Bushati.
“Nuk themi që jemi perfektë dhe që kemi ekonominë më të mirë, por nuk duhet nxirë”, shtoi Bushati.
Top Channel