Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pas pak do të jetë i ftuar në emisionin “Open”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Banorët, me pankarta në duar, kërkojnë dëmshpërblim. Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe dëmshpërblim 100% për banesat, duke kundërshtuar prishjen e objekteve para legalizimit.

“Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, paralajmëruan banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat.

Dhe premtimin e tyre e kanë mbajtur pasi në mbrëmje rreth orës 20:40 janë grumbulluar para derës kryesore të Top Channel për të pritur me thirrjet “Turp”, “Turp”, Turp”, ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili dhe eskorta e tij është përballur me dhjetëra protestues që thërrisnin: “O Gjiknur o legen”; “Duam shtëpitë tona”; “Mos i prekni shtëpitë tona”.

Kujtojmë se për ndërtimin e aksit nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja, ARRSH ka planifikuar shembjen e mbi 300 banesave dhe bizneseve.

FOTO GALERI
9/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA