Horst seehofer, aleati i Angela Merkelit që u shndërrua në njërën prej arsyeve kryesore të lëkundjes së pozitave të saj, i është nënshtruar edhe vet së fundi presionit brenda partisë.
Kreu i Unionit Kristian-Social do të dorëzojë vitin që vjen postin e drejtuesit të forcës politike, si dhe atë të ministrit të Brendshëm.
“Deutsche Welle” thotë se kjo ndodh si reagim ndaj atmosferës së keqe në bazën e partisë.
“Viti 2019 do të jetë viti i risive për CSU-në”, citohet të ketë thënë Horst Seehofer në këshillimet e zhvilluara në rrethet e ngushta drejtuese të partisë në Mynih, nga pjesëmarrësit.
Merkel nuk kandidon më për kreun e CDU-së
Sipas të dhënave, në mbledhjen e partisë të zhvilluar të dielën në mbrëmje, gati të gjithë kryetarët e rretheve kanë marrë fjalën dhe kanë informuar për atmosferën e shkatërruar në bazë.
Një nga pjesëtarët e takimit tregoi se “kjo ishte shumë e qartë”. Seehofer, sipas gjigantit mediatik gjerman, duket se nuk ka qenë i përgatitur që fjalimet të kishin një forcë të tillë.
Merkel: Largohem si kancelare në 2021-shin
Partia e vet e bën atë përgjegjës për humbjet masive në zgjedhjet e tetorit në landin e Bavarisë. Po ashtu, nuk kaloi në heshtje ngërçi me partinë simotër, CDU-në. Seehoferit i është ngarkuar faji i grindjeve të ashpra me të dhe kryetaren e saj Merkel.
Nuk është e qartë kush do ta marrë postin e ministrit të Brendshëm nga Seehofer. Duke pasur parasysh këtë, kryetarja e fraksionit të “Të gjelbërve”, Katrin Göring-Eckardt kërkoi që ai të largohet menjëherë.
Top Channel