Një nga lojërat më të shitura të momentit është Red Dead Redemption 2, nga krijuesit e Grand Theft Auto.

Duke qenë lojë “open world”, pra, me botë të hapur, ku lojtari lihet i lirë të lëvizë nëpër të gjithë botën virtuale dhe të bashkëveprojë me të gjithë personazhet, GTA ka pasur shumë kritika. Kjo erdhi sepse për shkak të kësaj lirie, lojtarët mund të vrisnin edhe policë, edhe njerëz që ecnin paqësisht në rrugë, edhe shitësit… njësoj si në një masakër si ato që dëgjojmë nëpër lajme, sidomos nga SHBA.

Për këtë arsye, në debat u përfshinë edhe politikanë si Hillari Klinton dhe loja “GTA San Andreas” për pak sa nuk u dënua me ligj.

Megjithatë, këto debate ishin harruar prej vitesh, pasi loja mbetet lojë. Fundja, nëse pengon skena të tilla në një video-lojë, atëherë duhet t’i pengosh edhe nëpër filmat e Hollivudit.

Por Red Dead Redemption, nga e njëjta kompani, solli një debat edhe më ndryshe. Ngaqë loja zhvillohet në fund të viteve 1880, kur kishin nisur protestat e grave për të votuar, krijuesit e lojës i kanë qëndruar besnikë epokës. Ata kanë krijuar feministe të asaj kohe, të cilat shihen duke protestuar në rrugët e qyteteve për të drejtën e votës.

Një lojtar ka bërë video në Youtube duke i masakruar këto feministe në forma të ndryshme, siç mund të shihni te galeria. Kjo bëri që Youtube t’ia bllokojë llogarinë, pasi videoja u duk e tepruar. Por pasi vendimi i Youtube u qortua nga shumë krijues të tjerë, kompania u detyrua ta rikthejë videon.

FOTO GALERI
7/9
Videoja u kritikua nga shumë faqe, aq sa Youtube e bllokoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA