Një person është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA