“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat paraditen e së premtes.

“Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit të pasurive publike tek bandat për votat e blera apo grabitura nga këto banda”, tha Bylykbashi.

“Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg! Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”, u shpreh Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA