Partizani, drejt Krujës me shpresën që Laçi të frenojë Skënderbeun. Flamurtari pret Luftëtarin

06/11/2018 11:50

Ditën e mërkurë do të luhen edhe 4 çiftet e tjera të javës së 12 të Kategorisë Superiore.

Partizani do të udhëtojë drejt Krujës, në një ndeshje të lehtë në letër, e megjithatë, trajneri Skënder Gega është i vëmendshëm për të mos lejuar skuadrën të humbasë përqëndrimin në ruajtjen e objektivit, që është mbajtja e ritmit të Skënderbeut.

Partizani ndodhet vetëm një pikë pas korçcarëve në renditjen e Superiores pas 11 javësh, e ka një mundësi të mirë në pamje të parë për të përfituar, duke qenë se kundërshtari i tyre është më i lehtë sesa Laçi, që do të presë Skënderbeun.

Ndërkohë, pas fitores së rëndësishme në Kamëz përballë Kukësit, Flamutari do të presë në stadiumin e saj Luftëtarin, një ndeshje që mbetet e një rëndësie të veçantë për vlonjatët që kërkojnë vazhdimësinë, por edhe më e rëndësishme për gjirokastritët që po kalojnë një situatë jo të mirë.

Veç ndeshjes së Tiranës me Kukësin të së martës, të katërta çiftet e tjera të javës së 12 të Superiores do të luhen ditën e mërkurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA