Milani fitoi 3 ndeshjet e fundit, duke bërë që Gennaro Gattuso të duket më i qetë dhe më i sigurtë për pozitën e tij në pankinën e kuqezinjve. Por, nga Franca vjen një lajm befasues, që ngre sërish dyshime për të ardhmen e Gattusos; Arsene Wenger është shumë pranë kalimit te kuqezinjtë.
Ajo që e publikon këtë lajm është revista prestigjioze “France Football”, sipas së cilës, në javët e fundit ka pasur shumë kontakte mes drejtuesve të Milanit dhe ish-trajnerit të Arsenalit. “Do të jem diku në ndonjë skuadër në fillim të vitit tjetër, por nuk e di se ku”, u shpreh Wenger kohët e fundit. “Kam pushuar dhe e kam ndjekur futbollin. E ndiej mungesën e tij”.
Emri i Arsene Wenger është lidhur edhe me klube si Bayern Munchen dhe Real Madrid, kurse tani “France Football” e afron me Milanin, ku mund të ketë edhe rolin e menaxherit dhe të bashkëpunojë me drejtorin e Përgjithshëm, Leonardo.
Top Channel