“Ismail Kadare”, dokumentari i realizuar në vitin 2011 prej regjisorit Pirro Milkani, mbështetur nga Top Channel, është shfaqur në Gjirokastër, në qendrën kulturore “Musine Kokalari”.

Filmi është shoqëruar prej vetë Milkanit, i cili tha se çdo produksion filmik të jep mundësinë që t’i rikthehesh në kohë me emocione të reja. Milkani foli për pasionin e ekipit që u përfshi në realizimin e dokumentarit si dhe angazhimin e vetë Ismail Kadaresë.

Shkrimtari, në kohën e realizimit të filmit ka udhëtuar bashkë me regjisorin Pirro Milkani në disa epoka të jetës së tij, që nga fëmijëria në Gjirokastër, vitet e shkollimit në Moskë dhe sukseset e tij të mëdha në Paris. Pirro dhe i biri Eno Milkani sollën së bashku një realizim në përmasat e një filmi që publiku duket se e mirëpret edhe pas shumë vitesh.

Dokumentari fikson momente të rëndësishme të jetës së autorit, përfshi edhe shpalljen anëtar i Akademisë së Shkencave në Francë në vitin 1996.

6 muaj pas realizimit, dokumentari u nominua për Princin e Asturias, ndërsa është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare në vijimësi.

Filmi zgjat 65 minuta dhe regjisori zbulon se Kadareja e ka ndjekur procesin e montimit personalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA