Ende pa rikuperuar gjendjen fizike nga humbjet e fundjavës së shkuar, Tirana dhe Kukësi do të përballen me njëra-tjetrën në një lojë nervash, që pritet të ketë edhe një impakt sportiv në këndvështrime të ndryshme për secilën skuadër.

Bardheblutë vazhdojnë serinë e rezultateve jo të mira, pavarësisht një tjetër fryme në skuadër dhe një loje më të mirë. Përmbysja e rezultatit në ndeshjen e fundit iu humbi jo vetëm takimin bardhebluve, por edhe besimin te fitoret e ndeshjeve. Këtë herë, përballë tyre është një tjetër kundërshtar i fortë, si Kukësi, që nga ana e tij synon vendet e para të klasifikimit.

Në ndeshjen e fundjavës, verilindorët u mundën nga Flamurtari në Kamëz, duke humbur ritmin e kryesuesve të Kategorisë Superiore, e përballja me Tiranën merr një rëndësi më të madhe, edhe pse shkalla e vështirësisë rritet, nisur nga kriza e bardhebluve dhe domosdoshmëria për pikë.

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet ditën e martë në “Selman Stërmasi”, si hapësja e javës së 12 të Superiores, ndërkohë që ditën e mërkurë do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera. I vetmi takim i shtyrë, për shkak të infrastrukturës, është ai mes Laçit dhe Skënderbeut, që nuk do të luhet këtë javë por në një datë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA