
“Për një plesht djegim jorganin”/ Nga marrëveshja për detin, ligji i luftës dhe investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri, Rama flet për median greke: Në Hagë do të…
24/02 20:00
Ani Alku është konkurrentja e eleminuar mbrëmjen e djeshme në show-n e gatimit “Hell’s Kitchen”.
Skuadra e kuqe humbi për herë të parë shërbimin e darkës dhe ky fakt e penalizoi Anin si konkurrenten që nuk mundi dot të përballonte presionin e lartë të kuzhinës së shef Renatos.
Ani, vajza 23 vjeçare nga Tirana dashuron gatimin dhe kuzhinën. Ajo u bë pjesë e kastit të Hell’s Kitchen me dëshirën e madhe, që në të ardhmen të bëhet një shefe kuzhine.
Eksperienca përkrah shef Renatos i dha Anit për aq kohë sa ishte pjesë e programit mundësinë e trajnimit, por edhe përmisimin e njohurive të saj në fushën e gastronomisë.
Top Channel