George R.R. Martin, autori i një prej telefilmave më të suksesshëm të dhjetëvjeçarit të fundit, “Froni i Shpatave” (Game of Thrones), të shtata sezonet e të cilit janë transmetuar në Top Channel, ka konfirmuar se teksa sezoni i tetë (dhe i fundit) është drejt përfundimit, së shpejti do të nisë një telefilm i ri, ku do të tregohen ngjarjet që kanë ndodhur 1000 vite përpara atyre që keni parë te Froni i Shpatave.

Martin tha për “Esquire” se do të kishte dashur që telefilmi i ri të titullohej “Nata e Gjatë”, (The Long Night), por titullin përfundimtar e ka në dorë kanali HBO, që prodhon serialin.

Po pse ka qenë kaq i famshëm Froni i Shpatave? Ndiqni më poshtë rekordet e vendosura nga ky telefilm fantastik, një nga më të suksesshmit e të gjitha kohërave.

Top Channel