Bylykbashi në “Top Talk”: Ne s’jemi si socialistët, kemi futur “peshq të mëdhenj” në burg

02/11/2018 16:54

Partia Demokratike në opozitë ka hedhur jo pak akuza për një Prokurori të kapur, e paralajmëron se shumë shpejt do të vijë koha kur edhe ata do të përballen me drejtësinë.

Ky ka qenë edhe qëndrimi i deputetit të saj, Oert Bylykbashi, në studion e “Top Talk”, por gazetari Denis Dyrnjaja i ka kujtuar kohën kur Fatos Nano ishte në pushtet, e Sali Berisha deklaronte se “Me gërshërët e ligjit do t’i presim duart e korrupsionit. E këta njerëz që janë pas nesh do t’i fusim në burg”, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Oerd Bylykbashi kujton se pasi ata erdhën në pushtet pati disa arrestime zyrtarësh dhe të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

“Ndërkohë që janë dënuar një sërë zyrtarësh pas asaj periudhe, kanë shkuar pas hekurave qindra kriminelë. Peshqit e mëdhenj ne i patëm pas hekurave. Këta i liruan. Sa u përket peshqve të mëdhenj ne kemi rastin sot (për Tahirin) guxon ende t’i bëjnë presion drejtësisë, e është një nga ata për të cilët doli shprehja”, tha Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA