Pagesa më të lira në banka! Hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
23/11 15:07
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj tha në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor se vëmendja e qeverisë është tek taksa e pronës.
Ministri pohoi se sot janë 600 mijë prona të detajuara në Shqipëri, por qëllimi është që të identifikohen edhe 600 mijë të tjera, me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes.
“Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuara, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkojnë tek qeliza dhe tek metri katror”, deklaroi Ahmetaj.
“Kjo do të na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, shtoi ministri.
Top Channel